Mbahet takimi konstituiv i bordit drejtues i shkollës kombëtare të kërkimeve në Teknologji të Informacionit dhe komunikimit në Kosovë.

16 Nëntor 2023
SHARE

Bordi drejtues i shkollës kombëtare të kërkimeve në teknologji të informacionit dhe komunikimit në Kosovë mbajti takimin e tij konstitutiv.

Bordi drejtues i kryesuar nga prof. Sefer Avdiaj, prorektor për kërkime, projekte shkencore, inovacion dhe informacion në Universitetin e Prishtinës, dhe anëtarë e  tjerë përfshire z.Edmond Hajrizin, rektorin e UBT- së, znj. Zirije Hasani, dekanë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin "Ukshin Hoti"në Prizren, mbajtën  takimin e radhës.  

Bordi Drejtues diskutoi planin e veprimit, duke u përqendruar në qëndrueshmërinë afatgjatë të Shkollës Kombëtare të Kërkimeve në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.

Gjithashtu, u vendos që Anita Mirijamdotter dhe Arianit Kurti do të mbështesin bordin si anëtarë te asociuar.

Takimi u zhvillua në ndërtesën e rektoratit të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.

Falënderojmë rektorin Alishani dhe ekipin e tij për mikpritjen e shkëlqyer.