Rektori Qerimi shpërblen me mirënjohje ekipet e Universitetit të Prishtinës

10 Nëntor 2023
SHARE

Rektori Qerimi shpërblen me mirënjohje ekipet e Universitetit të Prishtinës për sukseset e treguara në Kampionatin e 8-të Botëror Ndëruniversitar, Parisi 2023, që u mbajt nga data 1 deri me 5 nëntor 2023.

Rektori Qerimi sot me një ceremoni priti të dy ekipet e studentëve sportistë të femrave dhe meshkujve të Universitetit të Prishtinës.

Me motivacionin për sukseset e jashtëzakonshme të treguara në garat ndërkombëtare në fushën e futsallit, rektori Qerimi, ka shpërblyer sot me mirënjohje dy ekipet fituese veçanërisht të femrave të cilat fituan vendin e parë. 

Gjithashtu nderoi me mirënjohje edhe dekanin njëkohësisht trajnerin prof. Musa Selimi dhe stafin e tij të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, që ishin pjesë e garave në Paris 2023. Ky është një sukses shumë i madh dhe një arsye për të qenë krenar për talentet tanë dhe Universitetin e Prishtinës. 

Të pranishëm në ndarjen e mirënjohjeve ishin edhe kryesuesi i KD-së z. Altin Sahiti dhe prorektorja prof Njomza Llullaku. 

Rektori e shprehu mirënjohjen e institucionit për arritjet e ekipeve dhe për përfaqësimin qe i benë UP-së dhe shtetit të Kosovës. 

Kjo është një fitore kolektive dhe një dëshmi e cilësisë së universitetit të Prishtinës.

Lista e ekipit të femrave Lista e ekipit të meshkujve Lista e profesorëve
Agnesa Gashi Ari Beqiri Prof.asoc.dr Musa Selimi
Endrina Elezaj   Alban Musolli Prof.ass.dr. Florian Miftari
Feride Katrati Arbnor Krasniqi Dr.sc.Gani Ibrahmi
Fatlinda Ramaj  Dren Gjinovci Prof.ass.dr. Malsor Gjonbalaj
Kaltrina Biqkaj  Endi Sopi Prof.ass.dr. Faton Tishukaj
Lavdije Behrama  Halim Selmanaj Prof.ass.dr Bahri Gjinovci
Qendresa Krasniqi  Ramadan Alaj Ass. Armend Kastrati
Verona Berisha  Rinor Avdullahu  
  Shefki Kameri  
  Velson Morina