Ka filluar turneu “Dëshmorët e Kombit” në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve

27 Tetor 2023
SHARE

Ky turne organizohet nga Federata e Sportit Universitar në bashkëpunim me përfaqësues të studentëve nga FEFS, në nder të të gjithë studentëve që kanë rënë dëshmorë të lirisë nga Universiteti i Prishtinës.

Në fjalën përshëndetëse, prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. Njomza Llullaku përshëndeti eventin dhe theksoi rëndësinë e organizimit të eventeve të tilla në krijimin e kujtesës kolektive.

“Sot ne kujtojmë jo vetëm emrat dhe fytyrat e atyre që na lanë, por edhe vlerat dhe idealet që ata përfaqësonin. Ata ishin mishërimi i guximit, vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë. Ata guxuan të ëndërronin, ata aspiruan të bënin një ndryshim dhe paguan çmimin përfundimtar në ndjekjen e tyre fisnike për një botë më të mirë. Sakrificat e tyre duhet të shërbejnë si një kujtesë e vazhdueshme e përgjegjësisë sonë për të mbështetur parimet që ata i mbanin të shtrenjta”.

Ndërsa, dekani i FEFS, prof. Musa Selimi njohu kontributin e studentëve në fushën e sportit dhe theksoi solidaritetin e komunitetit universitar në kujtim të sakrificave të studentëve.

Universiteti i Prishtinës falënderon Federaten e Sportit Universitar, FEFS dhe përfaqësuesit e studentëve për organizimin. Eventet e tilla janë simbol i mirënjohjes dhe respektit kolektiv për gjithë ata që kontribuan në avancimin e sportit.