Prorektorja Basha-Jakupi mirëpret në takim eksperten ndërkombëtare për çështjet gjinore dhe përfshirjen sociale, Vanja Hazl

23 Tetor 2023
SHARE

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Arta Basha-Jakupi, e shoqëruar nga dy anëtaret e grupit në hartimin e Strategjisë për Barazi Gjinore në UP, znj. Ferdane Llonçari dhe znj. Drita Hyseni, priti znj. Vanja Hazl, eksperte ndërkombëtare për çështjet gjinore dhe përfshirjen sociale, e shoqëruar nga Dita Dobranja, ekonomiste gjinore.

Pika kryesore e takimit u përqëndrua në barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në UP.

Prorektorja Basha Jakupi, anëtare e grupit në hartimin e Strategjisë për Barazi Gjinore, dha një pasqyrë të zhvillimit të Planit të Veprimit për Barazi Gjinore. Ky dokument politikash, që përshkruan veprimet për tre vitet e ardhshme, thekson angazhimin e universitetit për të ndërmarrë veprime konkrete dhe për të nisur projekte që synojnë reduktimin e uljen e pabarazisë gjinore.

Prorektorja Basha-Jakupi nënvizoi se ky plan është një plan pragmatik për universitetin, duke përcaktuar hapat e nevojshëm për avancimin e barazisë gjinore. Prorektorja theksoi rolin e tij kryesor në nxitjen e përparimit të rëndësishëm të universitetit në këtë fushë kyçe.

Znj. Hazl dhe znj. Dobranja u njohën gjithashtu me objektivat e planit. Plani i Veprimit përfshin katër qëllime strategjike të fokusuara në promovimin e një kulture të barazisë gjinore, arritjen e ekuilibrit gjinor në vendimmarrje dhe role të tjera udhëheqëse, integrimin e perspektivave gjinore në mësimdhënie, kërkime dhe inovacion, dhe adresimin e parandalimit, mbrojtjes dhe trajtimit të ngacmimit dhe ngacmimit seksual brenda universitetit.

Në përfundim, takimi rikonfirmoi rëndësinë e madhe të barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes në UP.