Prorektori Avdiaj merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare NanoBalkan

20 Tetor 2023
SHARE

Prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, prof. Sefer Avdiaj, përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare NanoBalkan 2023. Në këtë konferencë, një numër i hulumtuesve shkencorë nga Universiteti i Prishtinës prezantuan punën e tyre shkencore, të fokusuar në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Ky event shkencor i nivelit të lartë synon të prezantojë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në nanoshkencë dhe nanoteknologji, si dhe politika të lidhura me to apo nisma të tjera si nanoAlb.

NanoBalkan 2023 ofron një mundësi unike për bashkëpunime me shkencëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota, kërkimi i të cilëve është i fokusuar në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Disa nga temat e konferencës ishin inteligjenca artificiale në mjekësi, inteligjenca artificiale për materialet funksionale, atomet dhe llogaritja molekulare, materialet me dimensione të ulëta (nanotelat, grupimet, pikat kuantike, etj.), teknikat e mësimit të makinerive për projektimin e nanomaterialeve, nanobioteknologjia dhe nanomjekësia, nanokimia , etj.

Ndërsa pjesëmarrësit ishin nga vende të ndryshme të botës, si Spanja, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Finlanda, Danimarka, Turqia etj.