Diskutim i hapur: Eksplorimi i perspektivave të diasporës me zëvendësministren Liza Gashi

13 Korrik 2023
SHARE

Në një bisedë të hapur me znj. Liza Gashi, zëvendësministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, marrin pjesë studentët e Universitetit Veror të Prishtinës. Në këtë diskutim ishin të pranishëm edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha Jakupi, dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Suzana Manxhuka–Kërliu, profesorë të universitetit dhe këshilltari i jashtëm nga ministria, Erblin Hoxha.

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha Jakupi, bëri një hyrje në këtë diskutim dhe falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për mbështetjen e dhënë në këtë edicionin e 22-të të Universitetit Veror të Prishtinës. Prorektorja beson se ata do të marrin pjesë në ngjarje të përbashkëta të ardhshme.

Ndërsa zëvendësministrja Liza Gashi filloi duke reflektuar për historinë e saj akademike dhe profesionale dhe kthimin e saj në Kosovë në vitin 2016 për të punuar në një aspekt ku mungonte një urë lidhëse, siç është diaspora shqiptare. Po ashtu, zëvendësministrja Gashi diskutoi për punën e saj aktuale në punët e jashtme, duke vënë theks të veçantë në diasporën dhe iniciativat dhe bashkëpunimet për këtë komunitet.

Studentët që morën pjesë në këtë bisedë të hapur patën rastin të bisedojnë dhe të bëjnë disa pyetje interesante për zëvendësministren.

Universiteti i Prishtinës falenderon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për mbështetjen e Universitetit Veror të Prishtinës këtë vit në një sërë aktivitetesh.