Fillojnë webinaret për studentët e angazhuar në praktikë

25 Maj 2023
SHARE

Në Universitetin e Prishtinës aktualisht janë të angazhuar një grup i studentëve në programin e praktikës me pagesë, ku në kuadër të programit janë paraparë dhe realizimi i punëtorive/webinareve që adresojnë tematika të ndryshme, të cilat kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të studentëve, zhvillimin profesional si dhe zgjerimin e rrjetit të profesionistëve.

Seria e parë është mbajtur dje, me tematikën "Vullnetarizmi dhe angazhimi në komunitet", ofruar nga prof. Rosie Read nga Bournemouth University.

Prof. Rosie Read është hulumtuese dhe profesoreshë e antropologjisë sociale në Bournemouth University, UK, e cila në fushën e saj akademike fokusohet te puna vullnetare, zhvillimi i komunitetit, ofrimi i shërbimeve të qasshme etj.

UP-ja falënderon shumë profesoreshën për gatishmërinë dhe kontributin e saj si dhe studentët për profesionalizmin e tyre në praktikë.