International Visegrad Fund (IVF) thëllon bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës

18 Maj 2023
SHARE

Prorektorja  prof. ass. dr. Njomza Llullaku - prorektore për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, dhe prof. dr. Sefer Avdiaj - prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, takuan sot ambasadorin Petr Mareš, drejtor ekzekutiv në International Visegrad Fund (IVF), me të cilin diskutuan mbi mundësitë e programeve të bursave që ofron programi IVF për ndjekje të studimeve në Hungari.

International Visegrad Fund (IVF), përmes programeve të tyre, promovojnë ndryshimin social, shkëmbimin e ideve/praktikave si dhe fuqizimin e brezave të rinj. Specifikisht, programi i bursave të Visegradit mbështet studentët dhe hulumtuesit e rinj përmes bursave të nivelit master në të gjitha disiplinat.

Gjatë këtij takimi, palët u dakorduan të përkushtohen në ofrimin e mundësive për avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve të studentëve.