Suksesi i radhës i studentëve të UP-së – renditën në vendin e katërt në garën ndërkombëtare të robotëve autonom

17 Maj 2023
SHARE

Nga pjesëmarrja në garën robotike të organizuar nga “NXP semiconductor”, një ndër kompanitë lidere në prodhimin e sistemeve mikroprocesorike, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kanë arritur të rangohen në vendin e kartërt, nga më shumë se 100 ekipe pjesëmarrëse.

Studentët Gentrit Fejza, Arbnor Shabani, Fatlum Telaku, me trajner profesorin Lavdim Kurtaj, këtë sukses e shënuan në Bukuresht të Rumanisë.

Studentët tanë në programin “Elektronikë, Automatikë dhe Robotikë” kanë ndërtuar një model autonom të veturës, duke përdorur pjesë të cilat gjenden në një veturë moderne. Ata përfunduan garën në vendin e katërt, me vetëm 0.08 sekonda larg vendit të tretë.

Ata janë shprehur mirënjohës ndaj profesorëve të cilët kanë koordinuar dhe fasilituar pjesëmarrjen e tyre në këtë garë ndërkombëtare, duke mundësuar kështu një përfaqësim dinjitoz të UP-së në këtë kompeticion.