Përfaqësuesit e Universitetit Drake nga Iowa, SHBA, vizituan Universitetin e Prishtinës

11 Maj 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, dhe prorektorja Arta Basha - Jakupi takuan përfaqësuesit e Universitetit Drake për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet të dyja universiteteve.

Rektori Qerimi ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës është i hapur për bashkëpunime ndërkombëtare dhe se ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Ai ka vlerësuar vizitën e përfaqësuesve të Universitetit Drake si një hap i rëndësishëm për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar në mes dy universiteteve dhe ka premtuar që të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme, për të ndihmuar në realizimin e kësaj nisme të rëndësishme.

Në anën tjetër, përfaqësuesit nga Universiteti Drake kanë shprehur kënaqësinë e tyre për pritjen dhe bashkëpunimin me UP-në. Ata shprehen bindjen se kjo vizitë do të jetë fillimi i një bashkëpunimi të gjatë dhe të frytshëm ndërmjet institucioneve.

Gjatë këtij takimi, të inicuar nga prof. asoc. dr. Mimoza Dushi, palët u dakordua për të vazhduar diskutimet për të krijuar projekte të përbashkëta në të ardhmen.