“Biologjia molekulare”, programi më i ri studimor në Universitetin e Prishtinës

18 Prill 2023
SHARE

Të rinjtë nga tani e tutje mund të bëhen pjesë e programit “Biologjia molekulare”, i cili është edhe programi më i ri studimor i nivelit bachelor, i akredituar në Universitetin e Prishtinës.

Ky program, i akredituar ne kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, synon të zhvillojë dhe trajnojë biologë molekularë të diplomuar, që janë në gjendje të përdorin dhe aplikojnë njohuritë e shkencave themelore të tilla si: biologjia qelizore, biokimia, mikrobiologjia, gjenetika, kimia, matematika dhe fizika.

Se fundi, nevoja për një program të tillë studimor është vënë në pah gjatë pandemisë Covid-19, ku vendi dhe bota u përball me mungesë të profesionistëve të fushës.

Akreditimi i këtij programi në kuadër të Departamentit të Biologjisë dëshmon përqendrimin e UP-së në ofrimin e programeve studimore me rëndësi vitale për vendin dhe njëherësh të konkurrueshme në nivel rajonal e ndërkombëtar.