Konferenca STEMinist dhe projekte të tjera për avancimin e ndërkombëtarizimit dhe kërkimit shkencor, temë e diskutimit ndërmjet UP-së dhe MASHTI-t

03 Prill 2023
SHARE

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, Arta Basha-Jakupi, dhe prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion kanë pritur në takim zëvendësministren në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku, me të cilën diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe MASHTI-t, në veçanti në sektorin e kërkimit shkencor dhe në atë të ndërkombëtarizimit.

Palët diskutuan rreth përgatitjeve për konferencën e parë të quajtur “STEMinist”, e cila do të përqendrohet te vajzat dhe gratë në STEM, si dhe mundësinë e pranimit të përkrahjes më të shtuar nga MASHTI në kërkime shkencore.

Prorektorët shpalosen idetë e tyre dhe projektet specifike, në të cilat do të mund të punohej në drejtim të avancimit të ndërkombëtarizimit dhe kërkimit shkencor.