Rektorati nderon me mirënjohje profesoreshat e UP-së

08 Mars 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Qerim Qerimi, ka nderuar me mirënjohje profesoreshat e njësive akademike, me motivacionin për kontribut meritor dhe shërbim për universitetin.

Profesoreshat kanë dhënë kontribut qenësor në zhvillimin dhe avancimin e UP-së, nga shërbimi shumëvjeçar në ligjërim, angazhim brenda strukturave të njësive akademike, si dhe me punë shkencore në fushat përkatëse.

“Sot do të ndajmë mirënjohje për ju, për kontributin tuaj meritor dhe për shërbimin për universitetin. Megjithatë, ne kemi zgjedhur këtë datë më tepër për arsye simbolike. Por nuk është që mirënjohjet po i japim për këtë ditë, por për vite e dekada kontribut e shërbim tuajin për këtë institucion, që ne e kemi aq afër zemrës”, u tha Rektori profesoreshave të shpërblyera me mirënjohje.

Falënderuese për nderimin e pranuar ishin profesoreshat e shpërblyera. Prof. dr. Shpresa Hoxha, nga Fakulteti Ekonomik, shprehu mirënjohjen e saj për njohjen e këtij kontributi nga ana e rektoratit. Ajo theksoi se është pjesë e UP-së për afër gjysmë shekulli, përkatësisht nga viti 1970, fillimisht si studente, e që nga viti 1974 si staf akademik.

Ndërkaq, në mbyllje të ceremonisë, prorektorja Njomza Llullaku paraqiti edhe në statistika avancimin e pozitës së gruas në universitet. Ajo përmendi Fakultetin e Arkitekturës, në të cilin 90% e stafit janë gra dhe një pjesë dërrmuese e njësive akademike, të cilat kanë mbi 50% të stafit akademik gra, përfshirë: Mjekësinë, Filologjinë, Edukimin, etj.

Aktualisht, gratë dhe vajzat paraqesin edhe pjesën më të madhe të studentëve të UP-së, ku 66% nga numri i përgjithshëm i takojnë kësaj gjinie.

Lista e profesoreshave të shpërblyera me mirënjohje:

Prof. Asoc. Dr. Hasnije Ilazi

Prof. Asoc. Dr. Liridona Jemini - Gashi

Prof. Asoc. Dr. Valdete Topçiu-Shufta

Prof. Dr. Gloria Staka

Prof. Dr. Laura Kusari

Prof. Asoc. Dr. Figene Ahmedi

Prof. Ass. Shqipe Bajcinca

Dr. Gentiana Beqa

Prof. Asoc. Dr. Fitore Abdullahu 

Prof. Ass. Arlinda Rrecaj

Prof.Dr. Violeta Nushi

Prof.Asoc.Dr. Florina Jerliu

Prof.Dr. Eda Vula

Prof.Dr. Hatixhe Ismajli

Prof. Dr. Ferdije Zhushi-Etemi

Prof. Dr. Sevdije Govori-Odai

Prof. i rregullt Valbona Petrovci

Prof. i rregullt Lejla Pula

Prof. Asoc. Dr. Jehona Shkodra

Prof. Ass. Dr. Blerta Mehmedi Kastrati

Prof. Asoc. Gjyljeta Mushkolaj

Prof. Dr. Iliriana Islami.

Prof. Dr. Justina Pula

Prof. Dr. Shpresa Hoxha

Prof. Dr. Suzana Canhasi

Prof. Asoc. Dr. Qibrije Demiri Frangu

Prof. Asoc. Dr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Prof. Asoc. Dr. Shqipe Lohaj

UP-ja falënderon shumë stafin akademik për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në avancimin e shkencës.