Rektori takon përfaqësueset nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë

25 Shkurt 2023
SHARE

Rektori, prof. dr. Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha – Jakupi, kanë pritur në takim koordinatoren e zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Znj. Mimika Dobroshin dhe zyrtaren për projekte, znj. Blerina Zjaça Osmani.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e ndryshme të mbështetjes së Universitetit të Prishtinës në rrugën drejt ndërkombëtarizimit, nëpërmjet programit të Erasmus + në komponentin e shkëmbimeve dhe atë të ngritjes së kapaciteteve.

Palët shpalosen ide të ndryshme të partneritetit, marrë parasysh edhe faktin që ekzistojnë një serë mundësish për përfitim të institucioneve të arsimit të lartë falë programeve të Bashkimit Evropian, siç janë Erasmus+ dhe Horizon Europe.

Në këtë takim u theksua edhe fakti që UP-ja është institucioni i arsimit të lartë, përfitues më i madh i projekteve të Erasmus+.