Në Ditën e Universitetit mbahet turne në futboll të vogël

17 Shkurt 2023
SHARE

Në Ditën e Universitetit, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës ka organizuar turne në futboll të vogël, në të cilin garuan ekipi i dekanëve dhe ai i administratës së UP-së.

Kjo ngjarje e organizuar për nder të 53-vjetorit të UP-së, e shndërruar tashme në tradicionale, ka përfunduar me fitoren e ekipit të dekanëve, i cili mposhti ekipin e administratës së UP-së me rezultat 1-0.

Me rastin e 53-vjetorit të UP-së, institucioni ynë ka një seri aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.