I përkushtuar në avancimin e të drejtave të njeriut, drejtësinë sociale, gjithëpërfshirjen dhe qasjen e barabartë për të gjithë studentët, rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, u ka dhënë mirënjohje studentëve, të cilët janë angazhuar në avancimin e kushteve të studimeve për studentët me aftësi të kufizuara.
E pranishme në këtë ceremoni të ndarjes së mirënjohjeve ishte edhe prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. ass. dr. Njomza Llullaku.
Studentët e shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë janë:
- Anita Shabani
- Leonor Berisha
- Florina Gojani
- Gentrit Zeqiri
- Lejdina Franca
- Herolinda Zariqi
- Jusuf Fazliu
- Mimoza Zejnullahu
- Betim Bregovina
Studentët e pranishëm u shprehën të nderuar për trajtimin me dinjitet dhe mirënjohjet e pranuara. Ata, së bashku me menaxhmentin, diskutuan për sfidat e tyre dhe idetë e ndryshme për projekte, të cilat do të mund të lehtësonin edhe më tutje kushtet, jo vetëm për studentët, por edhe për qytetarët me aftësi të kufizuara.
