Prorektorja Basha - Jakupi pret në takim përfaqësues nga Ambasada e Francës dhe Qendra Universitare Frankofone - diskutojnë për thëllim të bashkëpunimit

13 Shkurt 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë përgëzojnë njeri-tjetrin për takimin e shkëlqyer, i cili u zhvillua pasditen e datës 8 shkurt në zyrën e prorektores për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha-Jakupi. Të pranishëm në këtë takim ishin prof. dr. Valbona Gashi-Berisha, koordinatore kombëtare për AUF (Agjencia Universitare e Frankofonisë), znj. Fikrije Pllashniku-Tetaj, përgjegjëse për arsim në Departamentin për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore në Ambasadë të Francës dhe z. Donato Giuliani, këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore.

Marrë parasysh marrëdhëniet e krijuara prej vitesh me Fakultetet e Filologjisë dhe Filozofisë (në të cilat Arkeologjia dhe mësimdhënia e gjuhës frënge kanë luajtur një rol të rëndësishëm), Universiteti dhe Ambasada dëshirojnë të zhvillojnë dhe zgjerojnë partneritetin e tyre. Gjithashtu, gjatë këtyre shkëmbimeve, sa të përzemërta aq edhe efektive, është biseduar për arkitekturën, ekonominë dhe drejtësinë dhe në përgjithësi për pjesëmarrjen e të gjitha fakulteteve në dimensionin e partneritetit me Francën.

Ambasada gëzohet që këtë vit mund të krijohet një udhërrëfyes i përbashkët me universitetin: 'Këndet ndërkombëtare' brenda Universitetit të Prishtinës, ku Franca do të kishte vendin e saj të plotë, bashkëpunimi territorial në Francë, i ndërmarrë kryesisht tash e dy vjet mes Kosovës dhe  regjionit Hauts-de-France, përfshirja e universitetit në aksione dhe projekte kulturore, duke ndërlidhur për shembull Arkeologjinë dhe Minierat (diçka e përbashkët për historinë përkatëse të dy territoreve), duhet të interesojnë edhe fakultetet, kryesisht shkencore dhe teknike.

Qendra Universitare Frankofone, e cila do të dekorohet tërësisht me ngjyrat e AUF-së, parashihet të inaugurohet më 21 mars, ditën zyrtare të hapjes së Javës së Frankofonisë në Kosovë.Kjo ceremoni, në ditën e parë të pranverës dhe një parapremierë është një ogur shumë i mirë për bashkëpunim në të ardhmen.

--------------------------------------------

« L’Université de Pristina et l’Ambassade de France au Kosovo, se félicitent pour l’excellente réunion qui s’est tenue le 8 février après-midi au bureau de la Vice-Présidente aux Relations Internationales, Madame La Professeure Dr. Arta  Basha Jakupi. La Professeure Valbona Gashi-Berisha, coordinatrice nationale pour l’AUF (Agence Universitaire de la Francophonie), Madame Fikrije Pllashniku-Tetaj, référente pour l’Education au sein du Service de Coopération et d’Action Culturelle de l’Ambassade de France, et Monsieur Donato Giuliani, son Conseiller de Coopération et d’Action Culturelle étaient présents.

Prenant en compte les relations engagées depuis des années avec les facultés de Philologie et de Philosophie (dans lesquelles Archéologie et l’enseignement du français ont joué un grand rôle), l’Université et l’Ambassade souhaitent développer et élargir leur partenariat.  Aussi, lors de ces échanges aussi cordiaux qu’efficaces, il a été question d’Architecture, d’Economie et de Droit, et d’une manière générale de la participation de  l’ensemble des facultés à la dimension partenariale avec la France.

L’Ambassade se réjouit qu’une feuille de route conjointe puisse s’établir avec l’Université dès cette année:  ‘International corners’ au sein de l’Université de Pristina où la France aurait toute sa place, coopérations territoriales en France, largement engagées depuis deux ans entre le Kosovo et les Hauts-de-France, implication de l’Université aux actions et chantiers culturels, associant par exemple Archéologie et exploitation minière (communes à l’histoire respective des deux territoires), devraient également intéresser les facultés à dominante scientifique et technique.

Le centre francophone de l’Université, qui sera entièrement décoré aux couleurs de l’AUF, devrait être inauguré le 21 mars, jour d’ouverture officielle de la semaine de la Francophonie au Kosovo : [ATMOSPHERES… 2023]. Cette cérémonie, le 1er jour du printemps et en avant-première d’[ATMOSPHERES… 2023], est de très bon augure pour les coopérations à venir ! »

--