Në ambientet e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. ass. Dr. Njomza Llullaku, dhe prof. dr. Arta Basha-Jakupi, prorektore për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, pritën dje në takim përfaqësuesit e Projektit për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS Plus), z. Aqim Emurli dhe z. Nehat Dervishi.
Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe projektet potenciale rreth zhvillimit akademik në Universitetin e Prishtinës. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zyrtari përgjegjës në Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, z. Besnik Loxha.
Njëherësh, rektorati falënderoi HERAS-in për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj UP-së.
![](/desk/inc/media/28168ACE-311C-4647-BE7B-A47C0E373FF4.jpg)