Prorektorja Llullaku takon koordinatorët për zhvillim akademik të UP-së

03 Shkurt 2023
SHARE

Prof. ass. dr. Njomza Llullaku, prorektore për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, priti në takim koordinatorët për zhvillim akademik nga fakultetet përkatëse të UP-së.

Prorektorja Llullaku, e shoqëruar me zyrtarin përgjegjës në Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, z. Besnik Loxha, diskutoi rreth nevojave të njësive akademike, procesin e akreditimit të programeve ,  si dhe vendosjen e objektivave afatgjate për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie. Njëherësh Rektorati falënderoi koordinatorët për angazhimin dhe kontributin e tyre ndër vite.