Rektori dhe drejtori i Handikosit diskutojnë për lehtësimin e kushteve për studentët me nevoja të veçanta

26 Janar 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, ka takuar drejtorin e Handikosit, z. Afrim Maliqi, me të cilin ka diskutuar mundësitë për lehtësimin e qasjes në mësimnxënie për studentët me aftësi të kufizuara.

Rektori theksoi se UP-ja, në rregullativat aktuale, i ka të përfshira disa lehtësime për këtë kategori të studentëve, por shprehu vullnetin e tij të plotë që të identifikohen nga vetë studentët nevojat e tjera që mund t’i kenë që të mund të adresohen dhe të ofrohet zgjidhje për to.

Aktualisht, në UP vijojnë studimet shtatë studentë me aftësi të kufizuara. Kandidatëve me aftësi të kufizuara, të cilët aplikojnë për t’u bërë pjesë e universitetit tonë, me rastin e aplikimit, u shtohen 5 pikë bonus në vlerësimin e përgjithshëm për pranim në UP. Ndërkaq, së fundi, në njësi të ndryshme akademike janë ndërmarrë iniciativa për regjistrimin e ligjëratave dhe krijimin e databazave online të tyre, të cilat do të lehtësonin studimin për personat me shikim të dobësuar.