Rektori Qerimi dhe rektori i Universitetit të Tetovës, prof. Ahmeti, diskutojnë për bashkëpunimin ndëruniversitar

29 Dhjetor 2022
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr, Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha-Jakupi, dhe prorektorja për zhvillim, buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin privat, prof. asoc. dr. Pranvera Breznica-Selmani, ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kushtrim Ahmeti.

Delegacioni nga Universiteti i Tetovës përbëhej edhe nga prorektorët: prof. dr. Shefik Shehu, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. dr. Ibrahim Neziri, prorektor për arsim, prof. dr. Agon Ahmeti, prorektor për shkencë, dhe prof. dr. Faton Shabani, prorektor për financa.

Në këtë takim, rektori Qerimi theksoi se delegacioni nga Tetova është i pari ekip universitar, të cilin e ka takuar që nga marrja e detyrës së rektorit të UP-së. Ai foli për shtrirjen ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me universitetin nga Tetova. “Duke bashkëpunuar në mënyrë strategjike, ne mund të përfitojmë dhe të krijojmë një standard që mund të përballojë presionin e zhvillimeve dhe investimeve të institucioneve të arsimit të lartë në botë,” theksoi rektori Qerimi.