Një delegacion nga UP-ja e viziton Universitetin e Zagrebit në Kroaci

27 Dhjetor 2022
SHARE

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe mobilitet akademik në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Arta Basha-Jakupi, ka vizituar Universitetin e Zagrebit, ku ka zhvilluar takim me prorektorin homolog prof. dr. Jurica Paviçiq si dhe prorektorin për Inovacion, transfer teknologjik dhe zhvillimin me sektorin ekonomik, prof. dr. Tomislav Josip Mlinariq.

Gjate këtij takimi, palët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit konkret në projekte dhe mobilitete të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e mëtutjeshëm akademik dhe hulumtues të  Universitetit të Prishtinës dhe universitetit partner, atij të Zagrebit.

Ky takim u zhvillua në vazhdën e takimeve të tjera, të cilat ishin paraparë nga iniciativa që kishte ndërmarrë Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, konkretisht dekanja prof. dr. Violeta Nushi dhe prodekanja prof. asoc. dr. Vlora Navakazi, me Fakultetin e Zagrebit, konkretisht me dekanin prof. dr. Bojan Baletiq, për rishikimin e kurrikulës dhe zhvillimin e mobiliteteve të këtyre dy njësive.