Publikohet hulumtimi që trajton praktikat e disiplinimit të fëmijëve në Kosovë

02 Dhjetor 2022
SHARE

Studimi me titull “Child Discipline Practices in Kosovo: Attitudes and Sociodemographic Correlates” është botuar në kuadër të revistës ndërkombëtare shkencore: Journal of Family Violence, në Springer Nature.

Ky studim shqyrton praktikat disiplinore të prindërve në Kosovë, duke përdorur të dhënat nga Anketa e Grumbullimit të Treguesve të Shumëfishtë (MICS 5), të mbledhura në vitin 2013 dhe 2014, nëpërmjet programit të anketës së familjeve të mbështetura nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Rezultatet tregojnë se fëmijët në Kosovë janë shumë të ekspozuar ndaj disiplinimit të dhunshëm (61.4%) dhe jo të dhunshëm (31%), pavarësisht nga gjinia. Prindërit që kishin qëndrime më tolerante ndaj përdorimit të dhunës fizike përdornin më shumë dhunën si mjet disiplinimi. Këto përfshinin dhunë psikologjike deri te ndëshkimi fizik. Gjetjet e studimit theksojnë nevojën urgjente për të nxitur praktikat pozitive të prindërimit nëpërmjet edukimit dhe legjislacionit, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të favorshëm për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Autorët e këtij punimi janë: Kaltrina Kelmendi, Aliriza Arënliu dhe Teuta Halimi. Më shumë në lidhje me gjetjet e studimit mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: Child Discipline Practices in Kosovo: Attitudes and Sociodemographic Correlates | SpringerLink