UP-ja, pjesë e panelit diskutues me temën “Bashkëpunimi akademi-industri, si parakusht për zhvillimin e inovacionit”

27 Maj 2022
SHARE

Në kuadër të aktiviteteve të rrjetëzimit dhe shpërndarjes së rezultateve të projekteve Erasmus+  DRIVE dhe VTech, në Tiranë, është organizuar takimi njëditor, në të cilin morën pjesë përfaqësues të universiteteve partnere dhe industrisë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e UP-së, të kryesuar nga prorektorja për mësimdhënie dhe çështje për studentë, prof. asoc. dr. Mimoza Ibrani.

Prorektorja Ibrani, gjatë panelit diskutues me temën “Bashkëpunimi akademi-industri, si parakusht për zhvillimin e inovacionit”, ndau me të pranishmit përvojat dhe sfidat e arsimit të lartë në këtë fushë, me theks të veçantë sfidat dhe progresin e UP-së.

Takimi u përshëndet edhe nga personalitete të tjera nga Shqipëria, përfshirë znj. Edona Bilali, ministre e shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe zëvendësministrja  Arsimit.

DRIVE dhe VTech janë projekte në kuadër të programit për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë të Erasmus+, të cilat synojnë ngritjen e kërkimit dhe perfomancës inovative në UP, si dhe prezantimin e konceptit të teknologjisë virtuale në universitete. Pjesë e projekteve janë institucioni të ndryshme të arsimit të lartë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe vende të tjera nga rajoni dhe Evropa.