Rektori merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve presidenciale nga presidentja Osmani për ekipin e UP-së që doli i treti në garën prestigjioze të drejtësisë në botë

02 Prill 2024
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani ka pritur sot në një ceremoni të veçantë ekipin e Fakultetit Juridik të UP-së që doli i treti në garën prestigjioze të drejtësisë në botë, “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”. 

Në këtë ceremoni, ku ishte i pranishëm edhe rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, presidentja Osmani u ndau anëtarëve dhe trajnerëve të ekipit mirënjohje presidenciale.