UP shënon përparim në avancimin e barazisë gjinore në Shkencë për Gra dhe Vajza

11 Shkurt 2024
SHARE

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë ka gjetur Universitetin e Prishtinës me një pjesëmarrje në rritje të stafit akademik dhe studenteve në aktivitete mësimore dhe shkencore. Kjo ngjarje ka shënuar një moment thelbësor për përfshirjen dhe arritjet e grave në fushën e shkencës.

Përmes UP-së, Kosova ka triumfuar duke tejkaluar me mbi tri herë mesataren e pjesëmarrjes së vajzave në programe studimore të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Kjo është një dëshmi e përpjekjeve dhe angazhimit të Universitetit për të fuqizuar rolin dhe praninë e grave dhe vajzave në këtë fushë.

UP mbetet i përkushtuar për të avancuar dhe kultivuar një mjedis akademik ku gratë dhe vajzat kanë një rol të rëndësishëm. Ky është një detyrim që ka ndihmuar në ndryshimin e dinamikave tradicionale dhe në hapjen e dyerve për mundësi të reja dhe barazi gjinore.

Në këtë kohë të veçantë, UP-ja vazhdon të përqëndrohet në nxitjen e interesit të grave dhe vajzave për të ndjekur një karrierë në fushën e shkencës. Në këtë rrugëtim, Universiteti ka një rol kryesor në mbështetjen e tyre për të arritur sukses, për të realizuar aspiratat e tyre dhe për të bërë ndryshime thelbësore në botën e shkencës.