Takim i veçantë i Rektorit të UP-së, me profesorë shqiptarë që veprojnë në universitetet holandeze

17 Nëntor 2023
SHARE

Në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë, rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe prorektori Avdiaj kanë zhvilluar takim me një numër profesorësh dhe studiuesish shqiptarë që veprojnë në universitetet holandeze.
Rektori Qerimi ka vënë theksin te roli i veçantë dhe potenciali i jashtëzakonshëm i stafit akademik nga diaspora për të lehtësuar dhe fuqizuar lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe institucioneve arsimore holandeze.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë që Universiteti i Prishtinës ka për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në fushën e hulumtimeve, profesorëve vizitor, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së stafit akademik të UP-së në publikime shkencore.

Nga ana tjetër, profesorët e pranishëm njoftuan rektorin Qerimi për gatishmërinë e tyre për të kontribuar dhe rritur bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës.
UP tashmë është partner në shumë nisma e projekte kërkimore dhe shkëmbimit të stafit e studentëve me universitete evropiane të cilat janë realizuar me angazhimin dhe ndërmjetësimin e stafit akademik nga diaspora.