Rektori i UP-së, diskuton me përfaqësuesit e Universitetit të Maastricht-it për bashkëpunim në projekte dhe ndërkombëtarizim.

16 Nëntor 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektori, prof. Sefer Avdiaj, kanë zhvilluar një takim me drejtuesin e Qendrës së Universitetit të Maastricht-it për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zhvillim Akademik, z. Han Aarts. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e dy programeve studimore të Universitetit të Maastricht-it. Në qendër të takimit ka qenë gjetja e formave të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta kërkimore e zhvillimore.

Një ide konkrete që do të ndiqet nga të dyja palët është mundësia e aplikimit për një fond për ngritje të kapaciteteve të UP-së, në fushën e ndërkombëtarizimit dhe të projekteve kërkimore.

Përfaqësuesit e Universitetit te Maastricht-it, kanë vënë në pah faktin që Kosova është në mesin e shteteve që hyjnë në kuadrin e objektivave për bashkëpunim kërkimor dhe arsimim strukturor.