Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani -

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2020 në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për punë praktike të nivelit Bachelor (një semester)

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe noten mesatare mbi 8.00.

Fushat e mobilitetit janë:

•    Fakulteti Filozofik - Departamenti për Punë Sociale


Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
•    Certifikata e notave/Transkripta 
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Foto e Pasaportës 
•    Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 9 tetor 2019.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze. 
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund të i dërgoni në adresën elektronike:  [email protected], të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.


Për informata më të detajuara lidhur me programet e Universitetit OTH Regensburg mund të vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html

Practical Guide 2019

OTH_Portrait_Imageflyer