Erasmus + në Sapienza University of Rome

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Sapienza University of Rome

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror 2020 Universitetin e Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime(BA, MA dhe PhD)

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UP-së me përjashtim studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Studentët e nivelit BA duhet të kenë të përfunduar vitin e parë të studimeve, studentët e nivelit Master duhet ta kenë të përfunduar të paktën një semestër si dhe studentët PhD  ta kenë planin të hulumtim si dhe një konfirmim nga një profesor në Universitetin pritës që do të i mentoroj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Learning Agreement
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Çertifikata e gjuhës së huaj 
(Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2.)

Dokumenti Learning Agreement
(Learning Agreement është një kontratë në mes universitetit të origjinës dhe studentit. Shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Luteni që dokumentacioni  e kompletuar ta dërgoni në një dokument të vetëm në PDF, në adresën elektronike: [email protected] me titull “University of  Sapienza”

Data e fundit për aplikim është 7 Tetor  2019, vetëm dokumentet e kompletuara do të shqyrtohen.

Për më shumë informata ju lutem  vizitoni ueb faqen: https://www.uniroma1.it/en/pagina-strutturale/home

https://corsidilaurea.uniroma1.it/en