Erasmus + në Universitetin e Milanos, Itali

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Milanos, Itali

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Milanos – Itali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin pranveror 2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve të nivelit baçelor, master, PhD, një student praktikant në periudhë kohore prej dy muaj.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve baçelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

- PhD programs (studentët duhet të jenë të regjistruar në njërin nga programet e fushave të specifikuara.

Fushat e mobilitetit:

Veterinari, Farmaci dhe Shkenca Matematikore Natyrore

Në origjinal: Pharmacy or Natural Sciences, Mathematics and Statistics for the Department of Environmental Science and Policy.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor dhe master:

- Certifikata e notave/transkripta (preferohet në gjuhën angleze);
- CV-ja (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze apo italiane (minimum B2).
- Learning Agreement, shkarkoni këtu

 

Afati për aplikim është deri më 30 shtator 2019.

Dokumentet me titull "University of Milano" duhet të dërgohen të skanuara në emailin:  [email protected]  Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.