Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia, për studentët e nivelit Master.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin dimëror 2019/2020 në Riga Technical University, Letoni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Fushat e mobilitetit përfshijnë:
Arkitekturë; Shkenca kompjuterike; Teknologji informative; Inxhinieri Mekanike etj. Shiheni linkun më poshtë:
http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/
 
Kushtet për aplikim janë:
Të jeni të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
 
Kohëzgjatja e bursave:
- Një semestër, rreth 5 muaj
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor: 800 EUR në muaj për studentët
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro
 
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
 
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master:
-  Certifikata e notave/Transkripta e studimeve Master
-  CV (në gjuhën angleze)
-  Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-  Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-  Vërtetim studenti (jo më të vjetër se një muaj, i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
-  Certifikata e gjuhës angleze
 
Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin Master kërkohet minimumi niveli B2.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara (Spring Semester 2019/2020) në Riga Technical University, ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
http://fsd.rtu.lv/erasmus-partner-countires/?lang=en
 
Pasi të  pranoheni në RTU, plotësohet dokumenti ‘Learning Agreement’, ku ju do të specifikoni kurset me qëllim që të keni mundësi t’i transferoni kur të ktheheni në UP.
 
Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 27 qershor 2019
 
Dokumentet me titull "Riga Technical University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
 
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm  në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej nr.111, Prishtinë.