Erasmus + Mobility në Universitetin e Gracit, Austri

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Gracit, Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin “Karl Franz” në Grac të Austrisë, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Studentët e nivelit BA dhe MA mund ta shkarkojnë Learning Agreement.

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës). Këtu mund ta gjeni letrën e mentorimit, e cila duhet të plotësohet dhe të nënshkruhet nga profesori në  universitetin pritës  Letter of Supervision.

Kohëzgjatja e bursave të shkëmbimit:

-BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)

Bursat përfshijnë:

- 850 euro në muaj për studentët;

- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

-       Certifikata e notave/transkripta (preferohet në gjuhën angleze);

-       CV (në gjuhën angleze);

-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

-       Certifikata e njohjes së gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD:

·       Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

·       Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

·       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

·       Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.  

Për programet e studimit në Universitetin e Gracit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare:

https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/overview/

Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini

Guidelines how to search courses: http://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf

https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/

Dokumentet me titull "University of Graz Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Data e fundit për aplikim është 5 prill 2019. 

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111, Prishtinë.