Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë

06 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin verorë në "Université de Caen Normandie”, Francë, në kuadër të programit Erasmus +Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor & Master dhe Doktoratë. 

​Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë. 

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fusha e mobilitetit është:

• Gjuhë dhe Letërsi Frënge (do të kenë prioritete) dhe

• Fushat tjera.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master:

• Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

• Certifikata e notave/transkripti;

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze dhe frënge (niveli minimal i gjuhës angleze B2);

• CV (në gjuhën frënge);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim është deri më: 15 nëntor 2023.

Dokumentet me titull "Université de Caen Normandie” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.