Erasmus +, në Universitetin e Dortmundit

06 Tetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Dortmundit të Gjermanisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror 2023/2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Arkitekturës.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BSc. /Msc. (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Arkitekturës). Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve themelore dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B1 e preferueshme B2).

Për programet e studimit në Universitetin e Dortmundit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:

International Office (fh-dortmund.de)

Exchange Students (fh-dortmund.de)

Thirrja është e hapur deri me datë 13 tetor 2023 . Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në  një dokument të vetëm PDF me titull “University of  Dortmund” tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected]

 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.