ERASMUS+ në Universitetin e Lubjanës 

19 Shtator 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin veror 2023/2024, në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbimin e studentëve  të nivelit BA nga fusha: Departamenti i Antropologjisë,  Programi Etnologji dhe Antropologji Kulturore. 

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Antropologjisë,  Programi Etnologji dhe Antropologji Kulturore dhe që kanë të përfunduar të paktën vitin e parë, më notë mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:

-    Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);
-    CV (në gjuhën angleze);
-    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;

- Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2).

Afati për aplikim për semestrin veror 2023/2024 është deri me  29 shtator 2023!


Dokumentet me titull "Anthropology/University of Ljubljana“ duhet të dërgohen të skanuara tek Znj. Afërdita Rexhepi  në adresën elektronike: [email protected].  Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF.

Për më shumë informacione luteni të vizitoni ueb faqen e Universitetit të Lubjanës: University - University of Ljubljana (uni-lj.si)

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr.111, Prishtinë.