Erasmus+ në "KASTAMONU UNIVERSITY”, Turqi

18 Shtator 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në "KASTAMONU UNIVERSITY”, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim.

 

Fusha e mobilitetit është:

• Education Sciences;

• Literature and Linguistics (Turkish Language);

• Economics;

• Psychology.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2) ose turke.

• Kontratën e punës 

• Tjera.

 

Afati për aplikim është deri më: 30 shtator 2023.

Dokumentet me titull ""KASTAMONU UNIVERSITY”,duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.