Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2023/2024 për mobilitete në HelenicMediterranean University, në Greqi në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit janë:
Shkëmbimi i studentëve nga të gjitha fushat.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA, MA - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:
- Transkripti i notave (në gjuhën angleze);
- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në HMU shkarkoni këtë dokument.
Ju duhet të aplikoni në Universitetin Helenic MediterraneanUniversity për programe dhe lëndë të njëjta me ato në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.
Afati për aplikim për semestrin dimëror: 22 shtator 2023.
Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “HelenicMediterranean University” te znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Për më shumë informata për programet që ofron UP-ja luteni ta vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu