Erasmus+ në Universitetin Paris Nanterre, në Francë

24 Maj 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Paris Nanterre, në  Francë

 

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Paris Nanterre në Francë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

·         Shkëmbimin e studentëve  nga Fakulteti Juridik në të gjitha nivelet

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

·         Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

·         Certifikata e notave;

·         Certifikata e gjuhës frënge/angleze (Niveli B1/B2);

·         Një letër motivimi (në gjuhën frënge/angleze);

·         CV (në gjuhën frënge/ angleze);

·         Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;

·         Nota mesatare duhet të jetë minimumi 8.00;

·         Studentët që kanë njohuri të gjuhës frënge do të kenë përparësi.

• Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BA- (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Juridik). Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.

MA- (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Juridik) Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.

PhD- Studentët e doktoratës duhet ta kenë një letër konfirmimi nga një profesor në Universitetin pritës 

 

Për informata më të hollësishme për  Universitetin e Paris Nanterre vizitoni ueb faqen:  https://university.parisnanterre.fr/

 Thirrja është e hapur për aplikim  deri më datën 30 maj 2023

Dokumentet me titull "Universite Paris Nanterre" duhet të dërgohen të skanuara në email adresën: [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni ose të na vizitoni në Zyrën  për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr.111 Prishtinë.