Në bazë të nenit 127 al.1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, neni 18 al.3, të rregullores mbi studimet shkencore pasdiplomike, vendimi nr. 04/476, nga mbledhja e këshillit të Fakultetit të Edukimit, të datës 25.2.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP nr. 229, të datës 2.6.2022, kandidatës Lirika Bërdynaj Syla, PhD. cand, i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj mbi bazën e dispozitave të cekura më lart, shpallet ky
N J O F T I M
Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 28.6.2022, me fillim në ora 11:00, në sallën e doktoraturës, Ma.sc. Lirika Bërdynaj Syla, kandidate për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: “Faktorët që ndikojnë në efektivitetin e detyrave të shtëpisë në arsimin fillor”, para komisionit profesional në përbërje:
1. Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Ismajli, (Kryetare) Fakulteti i Edukimit-UP
2. Prof. Asoc. Dr. Vlora Sylaj (Anëtare) Fakulteti i Edukimit- UP
3. Prof. Dr. Bardhyl Musai (Anëtar i jashtëm) - Fakulteti i Shkencave Sociale-Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë.
Mentor i kandidatës
Prof.Asoc.Blerim Saqipi
Prishtinë
13.6.2022