Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) publikon broshurë informimi për student
Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) është qendër universitare gjithëpërfshirëse, e cila karakterizohet me veprimtari akademike ndërdisiplinore, aktivitete hulumtuese dhe shërbime trajnuese. Veprimtaria akademike e QEQ-it është e lidhur me ofrimin e programeve ndërdisiplinore për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, të nivelit Bachelor dhe Master. Programet e tilla shërbejnë që studentëve të talentuar të UP-së t’u mundësohet që krahas studimeve bazike, të mund të thellohen në fushat aktuale dhe të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie. Me qëllim të dokumentimit të njohurive të fituara nga programet e tilla, QEQ-i u mundëson studentëve, të cilët me sukses e përfundojnë njërin prej programeve certifikuese, të pajisen me ekstrakt të notave të kurseve të përfunduara dhe certifikatën e përfundimit me sukses të programit certifikues.

 

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) publikon broshurë informimi rreth shërbimeve që ofron
Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ), duke qenë qendër gjithëpërfshirëse e kërkimit dhe trajnimit ndërdisiplinor, synon të adresojë sfidat globale të zhvillimit të qëndrueshëm. Misioni i kësaj qendre është zhvillimi dhe ngritja e saj në një qendër universitare kombëtare e cila ofron shërbime për studentët, komunitetin akademik dhe atë profesional. Kjo qendër mëton tejkalimin e skemave të kufizuara të studimit brenda fakulteteve dhe kornizave kurrikulare të akredituara përmes ofrimit të programeve ndërdisiplinore moderne, të krahasueshme me programet e universiteteve partnere, me qëllim të krijimit të një kulture moderne dhe efektive të studimit në Universitetin e Prishtinës, në përputhje me kërkesat e universiteteve të shekullit 21.

 

Certifikatë për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Qëndrueshmërinë
QEQ ofron certifikatë për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Qëndrueshmërinë për të shpërblyer studentët të cilët kanë bërë një përzgjedhje të kurseve për energji dhe qëndrueshmëri, të ofruara nga instruktorë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës. Kurset dhe programi certifikues përgatitë studentët për tregun global, duke adresuar zgjidhje praktike dhe zbatime të politikave për disa nga sfidat më të mëdha të shekullit njëzet e një.

 

Certifikatë për Menaxhimin e Energjisë në Komunitet
QEQ ofron certifikatën për Menaxhimin e Energjisë në Komunitet për të shpërblyer studentët të cilët kanë bërë një përzgjedhje të kurseve për menaxhim të energjisë në komunitet, të ofruara nga instruktorë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës. Kurset dhe programi certifikues përgatitë studentët për tregun global, duke adresuar zgjidhje praktike dhe zbatime të politikave për disa nga sfidat më të mëdha të shekullit njëzet e një.

Tipi Emërtimi Data e publikimit
BROSHURË INFORMIMI PËR STUDENTË 18/11/2020
SHËRBIMET QË OFROHEN 18/11/2020
Certifikatë për Menaxhimin e Energjisë - MEK 18/11/2020
Certifikatë për Energjinë e Ripërtëritshme - ERQ 18/11/2020