Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus + në "University of Lodz”, Poloni
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet në "University of Lodz”, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafi për trajnim.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 9 dhjetor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).