Erasmus+ në " Poznań University of Life Sciences”, Poloni

10 Shtator 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në " Poznań University of Life Sciences, Poloni

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në " Poznań University of Life Sciences, Poloni në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2024/2025

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie

Fushat e mobilitetit janë:

  • Environmental engineering and protection.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  1. CV (në gjuhën angleze);
  2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
  3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 25 shtator 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!