ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E LINNAEUS-IT, NË SUEDI  

10 Shtator 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin veror 2024/2025, në Universitetin Linnaeus-it, në Suedi , në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: 

- Shkëmbim të studentëve të  Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

 Të drejtë aplikimi kanë studentët  të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike  të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve themelore ose  semestrin e parë të studimeve Master. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

 - Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim që jeni student  (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

 Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: A modern university in Småland in southern Sweden | lnu.se ,  List of courses open for exchange students

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  18 shtator2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).