Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë

21 Maj 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université de Caen Normandie, Francë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2024/2025 në "Université de Caen Normandie, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime baçelor  dhe master.

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fusha e mobilitetit është:

  • French Language and Literature (1 year);
  • Applied Economics Master (1 semester),
  • Law Licence or Master (1 semester),
  • Nuclear Physics M2 (1 semester).

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master:

  • Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/transkripti;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze(niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 3 qershor 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!