Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit” Kroaci

23 Prill 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit” Kroaci

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin  dimëror në "Universitetin e Zagrebit”, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD (një semestër);

  • Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
  • Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër.
  • PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
 

Fushat e mobilitetit janë, (në origjinal):

Subject Area / ISCED Code

Participating faculty/department UNIZG

Earth sciences (Geography, Geology) / 0532

Faculty of Science, Department of Geography, Department of Geology

https://www.pmf.unizg.hr/en

Humanities (Ethnology and Cultural Anthropology) / 0220

Faculty of Humanities and Social Sciences - Department of Ethnology and Cultural Anthropology

https://web2020.ffzg.unizg.hr/international/

Law / 0421

Law faculty, https://www.pravo.unizg.hr/en

Agriculture, forestry, fisheries, veterinary medicine / 0841, 0888

Faculty of Agriculture, https://www.agr.unizg.hr/

Faculty of Veterinary Medicine, https://www.vef.unizg.hr/en/

Language acquisition; Literature and linguistics; Languages
(Croatian / Albanian); History; Sociology and Cultural Studies– Balkan Studies / 0231, 0232, 0230, 0222, 0314

Faculty of Humanities

  • Department of Croatian Language and Literature
  • Department of Linguistics
  • History Department

https://web2020.ffzg.unizg.hr/international/

University Department for Croatian Studies

https://www.hrstud.unizg.hr/en

Engineering and engineering trades; Environmental protection technology; Electronics and automation; Motor vehicles, ships and aircraft / 0710, 0712, 0714, 0716

Faculty of Mechanical Engineering and Naval Architecture

https://www.fsb.unizg.hr/index.php?fsbonline_en&foreword

 

Faculty of Geotechnical Engineering in Varaždin

https://www.gfv.unizg.hr/en

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë janë:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 2 maj 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!