Erasmus+ në Universitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë

15 Prill 2024
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ nëUniversitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë për semestrin dimëror 2024/2025

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin dimëror 2024/2025 në Universitetin e Freiburgut, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime bachelor për semestrin dimëror 2024/2025.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Bachelor 

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e Gjuhës dhe Letersisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë, të cilët të paktën i kanë të përfunduara dy semetra të vitit të parë të studimeve BA.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra nëUniversitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Certifikata e notave/Transkripta 

- CV (në gjuhën gjermane)

- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane)

- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti i Filologjisë që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitinakademik)

- Nota mesatare mbi 8

- Certifikata e gjuhës gjermane

Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës gjermane.

Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror është: 28 prill 2024.

 

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Freiburgut: 

https://campus.uni-freiburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s2

Dokumentet me titull "University of Freiburg Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected]  .

 

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.