Erasmus+ në “University of Natural Resources and Life Sciences”, Vienna (BOKU) në Austri

14 Mars 2024
SHARE

Hapet Thirrja për Mobilitet të Stafit Akademik në Programin Erasmus+ në “University of Natural Resources and Life Sciences”, Vienna (BOKU) në Austri

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në University of Natural Resources and Life Sciences”, Vienna (BOKU) në Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:  Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.
Fusha e mobilitetit është: Fakulteti i Inxhinierisë  së Ndërtimit – Drejtimi  Hidroteknikë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  1. CV (në gjuhën angleze);
  2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
  3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 23 mars 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

  • Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
  • Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi.

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.