Erasmus+ në Linnaeus University, Suedi

12 Shkurt 2024
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Linnaeus University, Suedi

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Lineussit në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2023/2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi Akademik nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe nga shkëmbim stafi për trajnim  nga Administrata,

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  20 shkurt 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).