Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

14 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2023/2024, për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
 

Llojet e mobilitetit përfshijnë: 

-Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master  
 

Fushat e mobilitetit:  Të gjitha që ofrohen në Universitetin e Marburgut, me përjashtim të mjekësisë. 

https://www.uni-marburg.de/en/university/institutions/departments

https://marvin.uni-marburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1


Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Philipps-Universität Marburg).
 

Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Certifikata e notave/transkripta;
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);
  • Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.
  • Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit të ofruara në “Philipps-Universität Marburg” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: 
https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences

Afati për aplikim është deri më: 22 nëntor 2023.

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara te: Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument, në pdf.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Për më shumë informata rreth mundësive që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu